Një muaj të Qeverisë Hoti Vetëvendosje e quan qeveri jo legjitime

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci në një konferencë para mediave ka thënë se qeveria në krye me Avdullah Hoti është e jashtëligjshme pasi që ka dy vota të kontestuara në Gjykatë Kushtetuese.

Nagavci ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit, ka faktorizon Listën Serbe.

“Janë bërë një muaj nga zgjedhja e Qeverisë jolegjitime. Sot një muaj është votuar kjo qeveri që përpos që është jo legjitime është edhe e paligjshme sepse i ka së paku dy vota të kontestuara, i ka 59 vota në kuvend dhe dy vota i ka në gjykatë Kushtetuese. Kjo qeverie  faktorizoi Listën Serbe, me vota që kontrollohen nga Beogradi”, tha ajo.

Nënkryetarja e Kuvendit tha se kjo qeveri është zgjedhur për t’i shërbyer presidentit Hashim Thaçi.

“Kjo qeveri është krijuar për t’i shërbyer presidentit Thaçi që shërbeu si kumbarë duke trokitur në derën e deputetëve pas mesit të natës”, tha ajo.

“Një ndër vendimet e para të z.Hoti ishte heqja e reciprocitetit që e heq mundësinë për t’u trajtuar si palë e barabartë më Serbinë. Kosova po vazhdon që të bëjë lëshime ndaj Serbisë, derisa Serbia nuk e ka ndalur fushatën kundër Kosovës. Qytetarët nuk kanë votuar për të nënshtruar Kosovën ndaj Serbisë”, shtoi Nagavci.

“Në MPJ kanë deklaruar se po i rishikojnë vendimet e ish-ministrit Konjufca. Këto vendime ishin hartuar nga stafi civil dhe ishin bazuar në një analizë të brendshme. Grupi punues i caktuar për Vettingun sa kuptuam nga ministri aktual nuk është konsultuar fare, qeveria aktuale nuk e ka fare në program çështjen e vetingut, që na le të kuptojmë se nuk e përkrahin. Njëjtë ka ndodhur edhe me institutin për krime luftë”, tha Nagavci.