Hoti takon Ramën në Tiranë, pritet me nderime të larta shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po viziton sot Shqipërinë.

Ai atje është pritur me nderime të larta shtetërore nga garda kombëtare shqiptare, shkruan lajmi.net.

Takimin e parë, Hoti po e zhvillon me homologun e tij, Edi Rama, teksa më vonë gjatë ditës ai do të takohet edhe me liderë të tjerë përfshirë edhe ata të opozitës.

Vizita e Hotit në Shqipëri është e para në cilësinë e kryeministrit, dhe vjen dy ditë pasi që Edi Rama qëndroi për vizitë në Kosovë.