Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar 73 raste të reja me koronavirus në vend, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 3064.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, edhe sonte për nga nuri i të infektuarve prinë Prishtina, Lipjani, Ferizaj, Vushtrria dhe komuna të tjera.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, ka njoftuar IKSHPK.