Kanë kaluar 10 ditë prej kur numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka qenë i madh.
Për 10 ditë numri i rasteve të reja me koronavirus ka qenë i lartë, derisa më 29 qershor është shënuar numri më i lartë brenda këtyre ditëve, ku për 24 orë u konfirmuan 122 raste të reja me koronavirus.
Ndërsa, lajmi i mirë për Kosovën, ishte shënuar më 27 qershor, ku brenda këtyre ditëve, ishte konfirmuar numri më i lartë i të shëruarve nga koronavirusi, ku brenda një dite janë shëruar 87 persona.
Ndërsa mbrëmë janë konfirmuar 113 raste të reja me COVID-19 dhe 67 të shëruar.
Komuna më e prekur mbetet Prishtina me 701 të infektuar, pastaj Vushtrria e cila ka 343 raste.