Kështu numri total i rasteve pozitive është 2, 991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, dhe me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
IKSHPK ka njoftuar se më 1 korrik 2020, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive janë 1,293.
IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.