Karim Adeyemi mbërrin në stadiumin “Camp Nou” me tabelat RKS 05 të Ferizajit

Ylli i futbollit, Karim Adeyemi, ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik dhe të mediave, pasi është parë duke mbërritur në stadium me një veturë që mban targat e Republikës së Kosovës.

Në pamjet e bëra virale, shihet automjeti luksoz i futbollistit i pajisur me regjistrim të rajonit të Ferizajt me kodin “05” një lidhje kjo e ngushtë me partneren e tij, reperen e njohur shqiptare Loredana Zefi, e cila është me prejardhje nga ky qytet.

Kjo nuk është hera e parë që Adeyemi udhëton drejt ambienteve sportive me veturë të regjistruar në Kosovë.

Prania e targave të Kosovës në automjetin e futbollistit ka ngjallur sërish reagime dhe komente të shumta pozitive nga fansat shqiptarë në rrjetet sociale, të cilët e kanë vlerësuar këtë detaj.

Edhe këtë herë, mbërritja e tij në stadium me simbolet e Kosovës u filmua nga kamerat dhe tifozët e pranishëm, duke u kthyer menjëherë në një nga temat më të komentuara të ditës.