Një grua sulmoi fizikisht partnerin në Gjakovë, shkak xhelozia

Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht partnerin e saj me të cilin bashkëjeton.

Rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 21:00, në shtëpinë ku jetonin së bashku. Sipas raportit të Policisë, sulmi dyshohet se ka ndodhur për shkak të xhelozisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës.

E dyshuara është arrestuar dhe intervistuar nga Policia, por me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë/ 24.10.2026-21:00.  Dyshohet se viktima m/k derisa ka qenë në shtëpi për shkak të xhelozisë ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara f/k me të cilën është  duke bashkëjetuar.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit  me urdhër të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.