Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se dialogu strategjik me Kosovën do të vazhdojë kur të përmbushen zotimet e Kosovës në raport me serbët lokal.
Përmes një përgjigjje zyrtare një zëdhënës i ambasadës së SHBA i tha Klan Kosovës se ky dialog ishte pezulluar për një kohë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të veprimeve të qeverisë së atëhershme në detyrë, transmeton Klankosova.tv.
“Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigjje zyrtare.