Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 tetor, në orën 21:19.

Vdekjen e viktimës, mashkull kosovar, e ka konstatuar ekipi mjekësor.