Ahmeti grupit punues për Apelin në Hagë: Duhet me heqë bexhin e partisë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar formimin e grupit punues për hartimin dhe koordinimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë një interviste, Ahmeti ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si partitë politike po e trajtojnë këtë çështje.

“Nëse qiky është interes nacional, emëruesi më i vogël i përbashkët që ish dasht me na bashku krejtve është kjo… sepse narrativa për Kosovën po ndryshon – ku të shkosh kanë me të thanë ‘Ju e keni një president që është i denum për krime lufte…’. Ish dashtë që kur të hyjnë në takimin e grupit punues me e lanë bexhin e partisë jashtë dhe me thanë këtu jemi në funksion krejt…”, ka deklaruar Ahmeti.