IKSHPK-ja ka njoftuar për rritjen e numrit të personave të shëruar nga koronavirusi në Kosovë, sot janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1506 raste.
Ndërsa, numri i rasteve aktive ka arritur në 1244 persona.
“Sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive 1.244”.
Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 122 raste pozitive me koronavirus.
IKSHPK apelon zbatimin e rekomandimeve te qytetarët, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.