IKSHPK bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me Covid-19 në Kosovë ditën e diel. Kështu vetëm këtë javë u evidentuan 508 raste të reja me koronavirus në vend. Kjo ishte java e dytë më e keqe me Covid-19 në Kosovë prej fillimit të pandemisë, dhe vetëm java e kalaur ishte më e keqe.
Tani janë 2677 raste të konfirmuara me Covid-19 në përgjithësi. 1425 janë shëruar, ndërsa 49 persona kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 1203, duke u bërë kështu njëri ndër vendet me më së shumti raste aktive në rajon.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve atëherë Kosova mund të kthehet në izolim total.
Në Klinikën Infektive janë mbi 100 persona të shtrirë që po marrin trajtim për Covid-19. 4 persona janë në gjendje të rëndë.