Rastet pozitive me koronavirus janë nga këto komuna

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 202 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 87 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste,  komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.   

IKSHPK apelon qytetarët të mbajnë distancën sociale, të vendosin maskat dhe t’i lajnë duart.