Gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 96 persona të infektuar me koronavirus, 44 prej tyre janë nga Komuna e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë për Gazetën Sinjali se 30 nga ta janë testuar në Klinikën Infektive.
Ai tutje ka shtuar se deri më tani janë 422 raste aktive në Prishtinë, ndërsa 126 persona janë shëruar deri më sot.
“Shumica janë të Klinikës, sigurisht 30 janë që janë testuar në Klinikë. Tani i kemi 422 raste aktive, ndërsa të shëruar janë 126 persona janë shëruar”, ka thënë Bujar Gashi për Gazetën Sinjali.
Në vendin tonë janë 1 mijë e 148 raste aktive me koronavirus.