Një person në KOSTT është i infektuar me koronavirus. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala.
“Sot, kam pranuar informatën se në Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a kemi rastin e parë të infektuar me virusin Covid-19”, ka shkruar Shala.
Ai ka kërkuar nga stafi që të i përmbahet kërkesave të IKSHPK-së për ruajtjen e shëndetit.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëpunëtorë e kolegë!
Sot, kam pranuar informaten se ne Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a kemi rastin e parë të infektuar me virusin Covid-19.
Kërkojë nga gjithë stafi që t’i përmbahen kërkesave të Institutit të Shëndetit Publik, për ruajtjen e shëndetit:
– mbajtja e maskave në hapësirat me frekuentime të mëdha me njerëz;
– mbajtja e distancës fizike, minimum 1.5 m;
– pastrimi i shpeshtë i duarve me sapun apo edhe dezinfektimin e tyre, si dhe:
– dezinfektimi i telefonave mobile, që mbani me vete;
– dezinfektimi i tavolinës së punës;
– dezinfektimi i tastierës se kompjuterit dhe mausit, në zyren ku punoni!
Të gjithë ju që keni simptomat, si: temperaturë, ethe, kollitje, plogështi dhe dhimbje të trupit shkoni te mjeku dhe mos ejani në punë e pastaj veproni sipas rekomandimeve te mjekut!
Mungesat në punë, për këto raste, mund të arsyetohen me vërtetimin e lëshuar nga mjeku.
Ruajeni shëndetin tuaj, familjarëve tuaj, por edhe shëndetin tonë, që ende pretendojmë se nuk na ka prek ky virus.
Iu uroj shëndet të gjithë juve; kemi shumë punë për të bërë bashkë e kur kësaj i shtohet ajo se KOSTT-it po i vijnë dite edhe më të mira, duhet te motivohemi edhe më shumë që ta mposhtim këtë virus!