Skuadra gjermane Werder Bremen, pjesë e së cilës është edhe kosovari Milot Rashica, e ka mposhtur bindshëm klubin FC Koln me rezultat 6:1.
Rashica e ka realizuar golin e tretë të kësaj ndeshje në minutën e 27-të, njofton Klan Kosova.
Ndërsa golin e nderit nga skuadra Koln e ka shënuar Dominick Drexler në minutën e 62-të.