Kryeministri Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për letrën që i dërguan kancelares Angela Merkel për futjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, në agjendën e Këshillit Evropian.
“Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020”, ka shkruar Hoti në profiln e tij, në rrjetin social Facebook.