Një përleshje me thika ka ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Policia ka njoftuar se janë duke ndërmarr veprime hetimore për këtë rast.
“Me datën: 27.06.2020, rreth orës 11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progres në Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.