Klopp, trajneri që solli titullin dhe ndryshoi mentalitetin e tifozëve

Pas 30 vjetësh pritjeje, Liverpooli është bërë skuadra mbizotëruese e Anglisë. Kampionët e Evropës janë tani fitues të Premier League së Anglisë, të udhëhequr në majë nga trajneri gjerman, i cili me karizmën e tij ka bërë për vete qytetin dhe klubin.

Pakkush mendonte se klubi, i cili dikur sundonte futbollin anglez për një periudhë kaq të gjatë sa u bë dinastik, do të vendoste përsëri kurorën. Dekada zhgënjimi dhe shpresa të rreme kishin ulur pritjet e tifozëve. Edhe optimistët ishin bërë skeptikë. Në kohën kur Jurgen Klopp mori përgjegjësinë, perandoria kishte kohë që kishte rënë.

Kur Klopp pasoi Brendan Rodgersin, si trajner i Liverpoolit në tetor të vitit 2015, skuadra ishte e dhjeta në tabelë dhe ishte mposhtur 0:3 në shtëpi nga West Hami.

Kishin kaluar njëzet e pesë vjet qëkur klubi për herë të fundit fitoi një titull kampioni.

Plagët e vitit 2014 nuk ishin shëruar akoma, kur ekipi ishte afër titullit, derisa lojtarët kryesorë Steven Gerrard dhe Luis Suarez e kishin lënë skuadrën për të shkuar në Los Angelos, përkatësisht te Barcelona.

Por gjermani karizmatik me personalitet ekstra të madh premtoi ndryshim. Megjithëse i janë dashur pesë vjet për të fituar çmimin më të madh të futbollit anglez, ndikimi i Kloppit te Liverpooli ishte i menjëhershëm.

“Ne duhet të ndryshojmë nga dyshuesit te besimtarët tani”, ishin fjalët e tij të para në intervistën e tij si menaxher i ri i klubit.

Kloppi me prejardhje nga “Malet e Zeza” të Gjermanisë u mbajt në piedestal shumë se lojtarët e Liverpoolit që ai i kishte trashëguar. Pasi kishte marrë përsipër punën te Borussia Dortmundi, kur klubi ishte gjithnjë në mesin e tabelës dhe shumë keq financiarisht, ai e kishte udhëhequr atë drejt dy titujve të Bundesligës, për të prishur hegjemoninë e Bayern Munchenit.

Taktikat e tij të reja të presionit të lartë, të përqendruar në të gjithë fushën, jo vetëm që e kishin shndërruar Dortmundin në fitues, por edhe admirues në të gjithë botën.

“Kur ai nënshkroi, ai ishte më i madh se klubi edhe më i madh e i njohur se çdo lojtar,” tha Dan Fieldsend, shkrimtar dhe trajner i futbollit.

Liverpooli ishte një skuadër, e cila duhej qartë të përmirësohej, por në ndeshjen e parë si trajner, kundër Tottenhamit, skuadra luajti me më shumë energji – duke vrapuar më shumë sesa kishte bërë në ndeshjet e tjera të atij sezoni – dhe ishte një detaj te i cili ai ndikoi shpejt, pavarësisht nga lojtarët që i kishte në dispozicion: atmosfera në “Anfield”.

Ishte pas humbjes së parë të tij me Liverpoolin, 1:2 në shtëpi nga Crystal Palace, kur Klopp u tha mediave se ai u ndje “i vetmuar” kur tifozët ishin larguar nga stadiumi nga minuta e 82-të.

Një muaj më vonë, pas një barazimi të pavëmendshëm 2-2 me West Bromin, Klopp dhe lojtarët e tij përshëndetën tifozët e Anfieldit, me trajnerin që tha se dëshironte të falënderonte tifozët për “atmosferën më të mirë qëkur erdha këtu”.

Ishte instinkti i Christian Heidelit, i cili lansoi një karrierë të një trajneri që tani jo vetëm që përbëhet nga tituj të Bundesligës, por edhe një trofe të Ligës së Kampionëve dhe një titull historik të Premier Leagues.