Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të mbajë sot konferencë për media në ora 11:00, në objektin e Qeverisë.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se kjo konferencë vjen pas vizitës së tij në Bruksel.
“Kryeministri Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel do të mbajë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Hoti do të raportojë në lidhje me takimin në Bruksel edhe në Komisionin për Integrim Evropian.
Kryetari i komisionit për Integrim Evropian, Ismet Beqiri, ka thënë se Hoti e ka obligim të raportojë në Kuvend sa i përket takimit në Bruksel.
“Procesi Integrimit është një proces që çdo ministri ka rolin e vet dhe roli jonë si komision mbikëqyrës ministrive të ndryshme”.
“Ne i kemi shtëpitë e ndara dhe partia juaj i bënë punët e veta dhe ne punët tona. Unë kam biseduar me kryeministrin dhe do të jetë dikush që do të flasë për këtë, por kryeministri më vonë e ka obligim që të vi edhe në Kuvend”.