Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me koronavirus. Më shumë së gjysma e të infektuarve janë nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rastet e reja vijnë nga Prishtina, Prizreni, Rahoveci, Gjakova, Gjilani, Kamenica, Lipjani, Mamusha, Vushtrria, Drenasi, Ferizaj, Fushë Kosova, Mitrovica, Podujeva, Skenderaj, Suhareka dhe Vitia.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftimin ditor të IKSHPK-së.