Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, vazhdon të jetë njëra prej më të komentuarave ndonjëherë.
Pas një pauze të shkurtër në rrjete sociale, bukuroshja brune ka rikthyer sërish pozat provokuese, përmes fotosesioneve të ndryshme.
Pothuajse secila lëvizje e saj merr interes mediatik, pasi pëlqehet në masë të madhe për bukurinë dhe linjat trupore.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Oriola ka marrë vëmendje të shumtë të ndjekësve të saj.
E veshur me një fustan të zi, Oriola është parë të prejë limona, ndërsa mbante një cigare të ndezur në gojë.
“Oj lulija jonë me limona”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se për bukuroshen po aludohet se është në lidhje me futbollistin Eros Grezda, me të cilin edhe ka publikuar një fotografi, ndërsa i ka mbuluar fytyrën.