Kryeministri Avdullah Hoti nga Brukseli ka njoftuar se në takimin me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ngritur çështjen e liberalizimit të vizave duke e përsëritur se Kosova i ka plotësuar kriteret e kërkuara.
Ai tha se shpreson që BE-ja t’i vlerësojë arritjet e Kosovës dhe t’ia jep vizat kosovarëve.
“Institucionet e Kosovës me punë të vazhdueshme kanë shënuar rezultate të prekshme në përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave dhe shpresojmë se Bashkimi Evropian do t’i vlerësojë këto arritje e t’i heqë vizat për kosovarët”.
“Këtë çështje e kam ngritur edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Me kryetaren biseduam edhe për çështjet e tjera të aktualitetit politik dhe gatishmërinë e Qeverisë së re të Kosovës për qeverisje të mirë dhe transparente”.