Presidenti Thaçi anulon udhëtimin drejt Uashingtonit

Pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, Presidenti Hashim Thaçi ka anuluar vizitën në SHBA ku është  paraparë takimi mes Delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Richard Grenell ka konfirmuar se Presidenti Hashim Thaçi e ka anuluar udhëtimin për në SHBA, deri s atë sqarohet aktakuza ndaj ti, nga Gjykata Speciale.

“Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutimet, derisa të zgjidhen çështjet ligjore të këtyre pretendimeve”, ka thënë Grenell përmes një postimi në rrjetin social Twitter.