Policia e Kosovës sot ka lansuar aplikacionin “Lajmëro Policinë”.
Në një konferencë për media, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ky aplikacion do ta lehtësojë reagimin e Policisë në rastet të ndryshme, transmeton Klan Kosova.
“Mund të them se ky aplikacion do te jetë një lehtësim i madh i qytetarëve sa i përket raportimit të rasteve, sepse edhe ashtu mjaft po raportojnë por fizikisht, kështu që tani mund të raportojnë online. I rëndësishëm është edhe për policinë ku shumë më shpejtë mund të mbërrijnë në vend ngjarje. Do të jetë një përafrim i qytetarit me policinë. Mendoj se jemi në rrugë të duhur që ta shkurtojmë reagimin në raste të ndryshme dhe që shërbimet tona karshi qytetarit të jenë më efikase”, tha Qalaj.
Aplikacioni digjital, është një platformë telefonike e cila zhvillon standardet e domosdoshme të kohës, përmes kontributit dhe bashkëpunimit të qytetarëve duke njoftuar policinë.