Kryeministri Hoti testohet për COVID-19, para udhëtimit në SHBA

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19.


As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.