Nga 28 qershori, në Kosovë rifillon transporti ajror

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 28 qershor të rifillojë transportit ajror dhe të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti, janë shfuqizuar vendimet e mëparshme me të cilat pezulloheshin linjat e udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm.

Fluturimet për dhe nga Prishtina ishin ndaluar në mes të muajit mars kur kishte shpërthyer koronavirusi.