Vjosa Osmani shkarkohet nga pozitat në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti.

Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK’së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita. 

Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK’së Haxhi Avdyli.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.  

E postin e nënkryetarit të LDK’së, pas shkarkimit të Osmanit është propozuar që ta zë Hoti.