Vazhdon rritja e numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, bëhen 909 pacientë

Nga 8 shkurti deri më 18 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.916 raste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 973 pacientë të prekur nga Covid-19.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 909.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të enjten janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 83 raste.