Deri më tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 19.749 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.833 raste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 968 pacientë të prekur nga Covid-19.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 831.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Të mërkurën janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.