ka ndodhur sot në Vushtrri. Dy vëllezër rreth moshës 60-vjeçare kanë vdekur sot. Dyshimet e para janë se shkaktar i vdekjes është përdorimi i alkoolit.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Mund të ju konfirmoj se kanë vdekur dy persona. Njëri prej tyre është gjetur i vdekur në shtëpi, ndërkaq tjetri ka vdekur në spital. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti.
Zaiti ka bërë të ditur se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
Ndërkohë, Express mëson se po dyshohet që alkooli ka qenë shkaktar i vdekjes së vëllezërve nga Vushtrria. Të dy janë shtetas kosovarë të etnisë serbe.