Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar nëntë viktima nga koronavirusi dhe 193 të infektuar.
Këto shifra janë si rezultat i testimit të 1,391 mostrave gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë viktima janë nga Shkupi të moshës, 47,67, 69, 78 dhe 85 vjeç, pastaj dy nga Kumanova 67 dhe 81 vjeç, një nga Tetova 61 vjeç dhe një nga pacient i moshës 83-vjeçare nga qyteti i Ohrit.
Numri i të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirus, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 210.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup ku janë regjistruar 140 raste të reja, në Tetovë 19, Ohër 11 ndërsa në dhjetë qytete tjera ka më pas se pesë raste të reja me koronavirus.
Sipas raportit, gjendja shëndetësore e të prekurve është stabile, por për shkak të rritjes së numrit të tyre, kapacitetet e institucioneve shëndetësore janë të mbingarkuara.
“Në këtë fazë të epidemisë duhet të organizohemi dhe përgatitemi për përballje me fluksin e pacientëve. Duhet dhe mundemi të mbrojmë sistemin shëndetësor si dhe të trajtojmë dhe shërojmë të gjithë atë persona që janë të prekur nga virusi…Gjithashtu i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, të respektojnë masat për mbrojte nga infektimi, si mundësi e vetme për përballje me pandeminë”, ka deklaruar ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Të mërkurën, gjithashtu janë shëruar 46 persona, që parasheh gjithashtu shifër të lartë në krahasim me ditët e kaluara.
Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë testuar 46,445 persona ku 4,482 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Prej tyre, 210 kanë vdekur, 2,469 janë ende raste aktive ndërsa 1,803 pacientë janë shëruar.