Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Emisarin Special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.
Osmani ka deklaruar se me Lajçak kanë diskutuar rreth pritshmërive dhe nevojën e bashkëpunimit BE-SHBA, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe arritjen e një rezultati në këtë proces mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, njofton Klan Kosova.
”Shpreha gatishmërinë tonë që si Kuvend të luajmë një rol sa më të fuqishëm mbikëqyrës mbi Qeverinë e cila është e vetmja që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”.
”Potencova sërish që ky të jetë dialog mes dy palësh të barabarta, dhe se ka kuptim vetëm nëse përfundon me njohje të ndërsjellë”.
Vjosa Osmani la të kuptojë se i ka përmendur emisarit special të BE-së që Kuevendi i Kosovës ka rezoluta nga të cilat nuk mund të negociohet assesi për territorin dhe sovranitetin e vendit, njofton Klan Kosova.
”Si Kuvend i Kosovës, ne kemi miratuar një tërë rezolutash të cilat presim të respektohen nga qeveria, rezoluta të cilat përcaktojnë qartë se nuk ka negocim për territorin e Kosovës, nuk ka negociim për sovranitetin e vendit dhe nuk ka negociim të rendit tonë të brendshëm kushtetues”.
”Këto do duhej të jenë tri parimet udhëheqëse mbi të cilat ndërtohet edhe procesi i dialogut, përndryshe do të prodhonte një rezultat i cili do të ishte i paimplementueshëm në terren”.
”Me Lajçak biseduam edhe për pritshmëritë që ka me BE-në për nevojën që duhet të koordinohet dhe bashkëpunohet me SHBA-të që të kryhet ky proces i dialogut dhe në ndërkohë që ta kemi një agjëndë të qartë se çka pritet dhe në çfarë kohe pritet të jetë ky proces”.