Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur në takim me Presidentin Hashim Thaçi.
Ky takim është i pari që Lajçak zhvillon pas arritjes në Kosovë. Përveç Presidentit ai pritet që më pas të takojë edhe Kryeminstrin Avdullah Hoti dhe Kryeparlamentaren Vjosa Osman, njofton Klan Kosova.
Ai qëndron sot në Prishtinë me qëllim të rinisjes së negociatave në mes dy vendeve për arritjen e marrëveshjes finale.