Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi i ka planet e tij rreth dialogut me Serbinë dhe sipas saj të tjerët – si Qeveria – janë aty për ta zbatuar atë.
“Pasi e zhveshi Republikën e Kosovës nga sovraniteti e dinjiteti shtetëror, bashkë me Presidentin po angazhohen që vendimin i radhës të jetë heqia dorë nga përpjekja për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, është shprehur Nagavci.
“Serbisë as që i duhet të punoj më për përmirësimin e pozitave të saj negociuese, ajo ka Qeverinë jolegjitime të Thaçit dhe vetë Presidentin e Republikës së Kosovës që angazhohen për të. Kjo Qeveri jolegjitime as që është e interesuar për dialog, këta duan vetëm të përmbyllin marrëveshjen, ashtu si e ka dakorduar e deklaruar Presidenti Thaçi”.