Një ilaç i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm mund i quajtur Dexamethasone, mund të shpëtojë jetën e pacientëve të sëmurë rëndë me coronavirus, shkruan BBC.
Trajtimi me steroide me dozë të ulët është një përparim i madh në luftën kundër virusit vdekjeprurës, pretendojnë ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.
Ky ilaç është pjesë e testimit më të madh në botë, që pritet të tregojë nëse funksionon në rastin e koronavirusit.
Ilaçi zvogëlon rrezikun e vdekjes te një e treta e pacientëve që janë vënë në ventilatorë. Ndërsa ata që janë vënë në oksigjenoterapi, ua shkurton vdekjen me një të pestën.
Ky ilaç është përdorur për trajtimin e pacientëve në Britania e Madhe që nga fillimi i pandemisë, ku mbi 5 mijë jetë njerëzish janë shpëtuar, thonë shkencëtarët.