Edhe Enca ka filluar pushimet.
Si shumë prej artistëve të tjerë, edhe Enca Haxhia zgjodhi që në këto ditë të nxehta qershori të pushojë në plazh, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja po relaksohet në plazhin e Dhërmiut, ndërsa nuk ka hezituar që të sjell për ndjekësit e saj pamje në rrjete sociale.
Fillimisht ajo publikoi një imazh ku shfaq një zjarr në mes të plazhit dhe mbishkrimi i saj ishte “Më në fund”.
Më pastaj, ajo publikoi video, në të cilën shfaqet joshëse në bikini, teksa rroba-larjet i kishte kombinuar me gërshetat.