Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive sot janë të hospitalizuar 58 pacientë, kurse prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 53 pacientë.
Sipas njoftimit, një person është në gjendje të rëndë duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive.
“Nga 53 pacientët e infektuar me COVID-19: 33 raste janë në gjendje stabile; 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID-19 vazhdon trajtimin në klinikë. Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID- 19”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, mbrëmë ka raportuar për 129 raste të reja pozitive me koronavirus, një rekord i ri për Kosovën, deri më tani të infektuar janë 1615 raste, kure të vdekur 34 persona.