Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara për ditën e martë (16 qershor).
Aeroporti “Adem Jashari” në njoftimin e bërë ka lutur qytetarët që për rezervime dhe detaje tjera të jenë në kontakt me kompanitë ajrore.
“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim.
ANP kishte anuluar edhe fluturimet e planifikuara për datën 15 qershor.