Pas 129 rasteve të reja me koronavirus, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e OBSH-së.
Hoti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me Covid-19 është si pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes.
“Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike”.
“Është krejtësisht në përgjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë”
“Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta”.
“Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve”
“Mbajeni distancën fizike. Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale. Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve”, shkruan kryeministri Hoti.