I dërguari i posaçëm nga SHBA-ja për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se më 27 qershor do të ketë diskutime në Washington për dialogun.
Pas kësaj ka reaguar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka mirëpritur këtë propozim nga Grenell.
“Udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës”.
“Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump”, ka shkruar Thaçi në Twitter.