“Sonte kam kuptuar që para 3 ditësh, në ambient të hapur, kam qenë në kontakt të shkurtër me një person i cili në ndërkohë, ka rezultuar pozitiv në koronavirus (Covid 19). Natyrisht, menjëherë i kam lajmëruar zyrtarët e IKSHP”.
“Nuk e kam simptoma; jam shumë mirë me shëndet – por nesër kam të caktuar gjykime. Nuk dua t’a rrezikoj askënd! Prandaj, deri sa të më kumtohet rezultati, sipas rekomandimeve të zyrtarëve të IKSHP, do të qëndroj në shtëpi i izoluar”, ka shkruar Koci.