Kuvendi i Kosovës ka njoftuar përmes një emaili zyrtar se të shtunën, më 20 prill, në orën 12:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Kjo do të jetë përpjekja e tretë për konstituimin e legjislaturës së re, pas dy dështimeve radhazi për të përfunduar me sukses këtë proces.
Në seancën e parë, raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve nuk mori votat e nevojshme, ndërsa në të dytën, ai nuk u hodh fare në votim./Periskopi