Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu është shmangur pyetjeve lidhur me refuzimin e ftesës ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për takim konsultativ.
Kurti iku teksa i parashtrohej pyetja nëse të njëjtën ftesë do t’ua dërgonte edhe partive të tjera opozitare.
Kurti po qëndron tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares” në nderim të 26-vjetorit të Betejës së Kosharës.
Përgjatë ditës së djeshme, kreu i LDK’së ia ka refuzuar ftesën për takim konsultativ, duke ia përkujtuar gjuhën përçarëse që Kurti përdorte përgjatë fushatës kundër tyre.