“Duhet të bëjmë një luftë” – Gjesti i kërkon Eglit të realizojnë një plan për të shkuar në finale

Big Brother VIP Albania 4 po shkon drejt fundit, marrë parasysh që kanë ngelur vetëm edhe pak ditë deri në finale.

Dy finalistët e përzgjedhur janë Rozana Radi dhe Laert Vasili, ndërkohë që ka edhe dy vende të lira.

Pas spektaklit të së martës, Gjesti dhe Egli Tako kanë qënë bashkë në ambientet e jashtme të shtëpisë, derisa banori i kërkoi që të bëjnë një plan.

Këngëtari pejan theksoi se duhet të bëjnë një ‘luftë’, për të shfrytëzuar edhe një shans që iu ka mbetur.

“Duhet të bëjmë një luftë, edhe një herë. E fundit. Është shans i fundit që ta provojmë, të mos dorëzohemi. Jam në siklet”, tha ai.

Egli nga ana tjetër nuk ka qenë shumë dakord duke thënë se i kanë bërë të gjitha për sa kohë kanë qëndruar brenda.

Mbetet për t’u parë të shtunën se kush janë edhe dy finalistët e këtij edicioni.