Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Kenia i gëzon të gjithë dhe është lajm shumë i mirë për vendin.
Kurti falënderoi presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacollin, për siç tha, rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuuan në këtë arritje.
“Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”, shkroi Kurti.
Më tej, kreu i qeverisë tha se me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, u shpreh se uron që të jetë jetëgjatë, i frytshëm e produktiv.