KQZ-ja nesër i certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më në fund do t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kjo do të ndodh pas më shumë se një muaj e gjysmë, pasi një procesi të tejzgjatur të numërimit.

KQZ-ja nesër me fillim nga ora 16:00, do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Po ashtu në rendin e ditës, është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 09 shkurt.