53 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë, nga testimi i 313 mostrave, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë.
Sot, janë regjistruar edhe shtatë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë testuar 18247 persona. Prej tyre 1437 raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. 928 persona janë shëruar, ndërsa 32 kanë vdekur.