Glauk Konjufca, e ka lartësuar figurën e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, të mërkurën është nënshkruar në librin e zisë, pas vizitës për kryeshnosh te familja Thaçi në Burojë.
Në librin e zisë, Konjufca ka shkruar se Haxhi Thaçi e ka inspiruar me patriotizëm Hashim Thaçin.
Madje, Konjufca e quajti Thaçin si bartës të shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Të gjithë e kemi njohur si patriot të madh, plak të urtë. E ka ushqyer me patriotizëm familjen e vetë, dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin që ishte president i Kosovës, dhe bartës i shumë proceseve në të cilat kemi kaluari”.
“Edhe gjatë viteve 90 prej lëvizjes studentore, e deri te në krye të UÇK-së. Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët po e mbrojnë kauzën në Hagë, me bacin Jakup, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, kanë qenë në krye të UÇK-së, falë të cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin e frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur prej bacit Haxhi”, ka shkruar Konjufca.
Kryetari i Kuvendit është figura e parë në Vetëvendosje që reagoi pas vdekjes së Haxhi Thaçit, dhe i pari që shkon për ngushëllime. /Teve1/