Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një mbledhje të mbajtur të mërkurën ka pezulluar dy parti politike, Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.
Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga KQZ-ja, u pezulluan pasi deri më 1 mars dhe më pas edhe pas 15 ditësh afat shtesë nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024.
Me vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit financiar.
Nëse kjo nuk ndodh, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë çregjistrimi i këtyre partive politike.